
Janë zbardhur identitetet e dy viktima të atentatit të regjistruar sot në Vlorë. Mësohet se të vrarë kanë mbetur shtetasit Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, i njohur si "Bushi", i vëllai i Ermal allias Eduart Xhezo.
Shpati Lena është arrestuar për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 4 Gusht të vitit 2019, teksa si autor i atij krimit ka qenë Ermal allias Eduart Xhezo, i vëllai i Hakim Xhezos i vrarë ditën e sotme. Ermal allias Eduart Xhezo njihet si "i forti" i Vlorës, teksa vrau biznesmenin pas një konflikti për një kalë.
Pista kryesore e hetimit për atentatit e sotëm, dyshohet se ka qenë për hakmarrje, teksa nuk përjashtohen as pistat e tjera. Kjo për shkak se Hakim Xhezo, i njohur si Bushi është dënujar më herët për trafik të lëndëve narkotike.
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u vranë tek mbikalimi i Panajas, teksa po udhëtonin me një mjet "Benz". Dyshohet se autorët e atentatit kanë qenë tre persona, teksa më pas dogjën automjetin në Fier.