Stuhia e furishme në Sarandë, 3 persona të plagosur, dëme në banesa e biznese

22 July 2026, 08:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Stuhia e furishme në Sarandë, 3 persona të plagosur, dëme

Stuhia e furishme e një nate më parë në Sarandë ka lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit.

Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor. 

Gjatë natës janë hequr të gjitha pemët e rrëzuara. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike. Te porti i Limionit është rrëzuar një shtyllë elektrike. Dëmet janë regjistruar edhe në banesa e biznese.


Video