Panik në Elbasan, flakët përfshijnë një sipërfaqe toke, shpërthime gjatë shuarjes së zjarrit

21 July 2026, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Panik në Elbasan, flakët përfshijnë një sipërfaqe

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në unazën jugore të Elbasanit, duke shkaktuar alarm për banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe objekteve përreth.

Gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit, efektivët zjarrfikës kanë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka shtuar rrezikun gjatë ndërhyrjes.

Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të tyre, situata është vënë nën kontroll. Aktualisht po punohet për përcaktimin e shkaqeve te rënies së zjarrit.


Video