Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për 25 persona. Sipas të dhënëva të deritanishme, ndaj këtyre personave është nisur një hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.
SPAK u ka komunikuar akuzat disa biznesmenëve dhe zyrtarëve.
Mes tyre është edhe kreu i Autoritetetit Rrugor të Shqipërisë, Gentian Gjyli, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, iu komunikua akuza për shpërdorim detyre,
Pretendohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK.
Gjyli është hetuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës kur ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg'.