Me afro 2000 vota diferencë nga PS, PD merr Lezhën

13 May 2025, 09:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me afro 2000 vota diferencë nga PS, PD merr Lezhën
Lezhë

Partia Demokratike vulos fitoren në qarkun e Lezhës. Kur ka mbetur dhe kutia e fundit për t’u numëruar rezultati është me diferencë afërsisht 2 mijë vota: PD 29343 vota, ndërsa PS 27493 vota.

Ndarja e mandateve për qarkun e Lezhës është 4 PD dhe 3 PS. Në parlament do të hyjnë Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti për PD (në liste të mbyllur), si dhe Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj për PS.

Mandatet e tjera që dalin nga lista e hapur do të shpallen pas numërimit të votave për kandidatët.

 


Video