Kishte mbushur çantën me fishekzjarrë, policia ndalon në fushë zyrtarin e Vllaznisë (VIDEO)

13 May 2025, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte mbushur çantën me fishekzjarrë, policia ndalon në

Përpara ndeshjes Vllaznia 0-4 Egnatia në "Arenën Kombëtare", policia dhe siguria kanë ndaluar në fushë një prej zyrtarëve të Vllaznisë.

Pjesëtari i stafit mjekësor kishte me vete një çantë të mbushur me mjete piroteknike, gati për t'i dorëzuar te tifozët.

Kujtojmë se në stadium kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe policia ushtroi kontrolle të imtësishme që në impiant mos hynin mjete të palejuara.

Paçka se ultrasit e kishin gjetur një zgjidhje, siguria dhe policia e zbuluan planin dhe ndalën pjesëtarin e Vllaznisë në kohë.


Video