E RËNDË në Shkodër/ 65-vjeçarja gjendet e vetëvarur në oborrin e banesës së saj!

13 May 2025, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË në Shkodër/ 65-vjeçarja gjendet e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku një grua është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj.

Sipas njoftimit të policia, viktima është shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video