Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH

13 May 2025, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të
Aida Hajnaj

SPAK pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.

Procesi i riemërimit do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Komisioni i Përzgjedhjes i përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani, Behar Dibra dhe Arben Kraja pasi verifikon dhe vlerëson nëse kandidatët i përmbushin kriteret, atëherë vendos nëse do të vijojë ose jo me rekomandimin për procedurën e riemërimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Aida Hajnaj drejton institucionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit prej 5 vitesh. Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit të saj.


Video