Gazetarja Anila Hoxha në një status të saj ka treguar se si Enver Sheshi i cili vdiq në burg po gjykohet.
Hoxha shkruan në statusin e saj se gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij duhet të pushohet pasi ai nuk jeton më dhe kjo ishte gjykuar njëherë.
Në fundit e statusit të Anila Hoxha e mbyll postimin me ironinë: 'Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti'.
Statusi i plotë i Anila Hoxhës:
'Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht?
Po ja, ndërron jetë ne burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak cështja ndaj tij pushohet për dy arsye
- e para se nuk jeton më

- e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe smund të gjykohej për herë të dytë , për të njëjtën vepër
Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.
Nejse . Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti', shkruan Anila Hoxha.
Kujtojmë që Enver Sheshi vdiq në janar të këtij viti në spitalin e QSUT në Tiranë, ai ishte i arrestuar për aferën e e inceneratorëve.
I denoncuar edhe nga LSI, Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.
Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.