Denocimi i Belos për Drejtorin e IMT-s në Tiranë, Qato: Ka shpifur kërkoj 10 milionë lekë dëmshpërblim!

27 April 2023, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denocimi i Belos për Drejtorin e IMT-s në Tiranë, Qato: Ka
Në foto: Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qato dhe Belind Këlliçi

Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qato ka ngritur padi ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit.

Ky i fundit ditën e djeshme denoncoi Qaton dhe familjarë të tij se kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë e Tiranës.

Në akt padinë e Mariglen Qatos kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, në emisionin "Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në Klan, ka cënuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e paditëse, me anë të fyerjes dhe shpifjes publike.

Qato i ka kërkuar gjykatës dëmshpërblim 10 milionë lekë nga Këlliçi për shpifjen që i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij.

Për më tepër shikoni dokumentat e mëposhtme:



Video