Studioja e arkitektit japonez shpallet fituese për projektin e Parkut të Butrintit

27 April 2023, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Studioja e arkitektit japonez shpallet fituese për projektin e Parkut
Projekti

Studioja e arkitektit japonez me famë botërore, Kengo Kuma, shpallet fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi hap të rëndësishëm teksa tha se ka pasur shprehje interesi nga 112 studio, por vetëm ishin 4 finaliste.

“Pas një pune të gjatë, mes debateve sot kemi emrin e studios dhe projektit për qendrën e vizitorëve të Butrintit. Kemi hedhur hap të rëndësishëm drejt rivitalizimit dhe modernizimit të Parkut Kombëtar të Butrintit duke mbyllur fazën e parë të konkursit ndërkombëtar”, tha Margariti.


Video