Punësoi në bashki persona që ndodheshin jashtë shtetit, zbardhen detajet nga paraqitja e kryebashkiakut të PS në SPAK

27 April 2023, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punësoi në bashki persona që ndodheshin jashtë shtetit,
Kreu i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla

Janë zbardhur detajet nga paraqitje në SPAK e kreut të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla paraditen e kësaj të enjte.

Burime bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje në lidhje me punësimet në bashki. Mësohet se Memolla ka bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohe qe paguheshin si punonjës të Bashkisë së Rrogozhinës.

Edison Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit të vitit të kaluar, teksa më 14 Maj garon sërish për një mandat të plotë në krye të kësaj bashkie.

Gjithsesi kujtojmë se më 7 Mars të vitit të kaluar Partia Demokratike do të kallëzonte në SPAK kreun e sapozgjedhur të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.

Konkretisht, ai u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.


Video