Vrasja e Nikulajt/ Edmond Haxhia u "tradhtua" nga e dashura, u kthye e penduar e drejtësisë dhe rrëfeu gjithçka

27 April 2023, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Nikulajt/ Edmond Haxhia u "tradhtua" nga e dashura, u kthye e
Ardian Nikulaj dhe Edmond Haxhia

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet që çuan në zbardhjen e skemës së vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se hetimet i ka ndihmuar një vajzë, e cila është kthyer në të penduarën e drejtësisë dhe ka zbuluar gjith skemën, e cila më pas është faktuar edhe me prova filmike.

Bëhet fjalë për të dashurën e Edmond Haxhia, i cili është shpallur në kërkim siu organizatori dhe porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt për shkak gjakmarrje.

Mësohet se ajo ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po ashtu janë edhe disa kamera sigurie që kane filmuar Edmond Haxhinë me grupin e vrasësve.

Policia përveç Edmond Haxhisë shpalli në kërkim edhe një shtetas portugez, i cili kishte rolin e qitësit dhe 4 anglezë në rolin e bashkëpunëtorit.


Video