
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit”.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M. Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkaur zjarrfikësit si dhe policia për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.