"Sot do konfiskojmë një pallat", pas paralajmërimit të Ramës, forcat e IKMT rrethojnë ndërtesën pa leje në Vlorë (FOTO)

14 July 2025, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sot do konfiskojmë një pallat", pas paralajmërimit
Vlorë

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kanë zbritur në terren kryeinspektorja Dallëndyshe Bici dhe inspektorët e IKMT-së.

Deri në këto momente po bëhen verifikimet tek një pallat në ndërtim, por janë disa subjekte që do të inspektohen, përfshirë edhe disa vende parkimi.

Kryeinspektorja u fut brenda këtij kantieri ndërtimi ndërsa zona ku po ndërtohet ky pallat ndodhet në fillim të Lungomares, afër Marinës.

Pasi përfundoi inspektimin Bici nuk pranoi të prononcohet për mediat ndërsa e pyetur nga gazetarët se si është situata ajo u shpreh shkurt: “Si gjithmonë, si gjithmonë”.

Ky inspektim vjen menjëherë pas fjalës së Ramës për sekuestrimin e një pallati në Vlorë.

 



Video