Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e së hënës me deputetët e Tiranës, foli për aksionin në Theth, duke theksuar se qeveria nuk ka prerë në besë askënd.
"Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në besë. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty”-tha Rama.