Soreca shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës

20 March 2022, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Soreca shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca do të largohet prej këtej si qytetar nderi i Gjirokastrës.

Titulli për Sorecan iu dorëzua këtë të diel nga kryebashkiaku i qytetit të gurtë, Flamur Golemi.

"Thellësish i prekur për vlerësimin si "Qytetar nderi" i Gjirokastrës nga kryebashkiaku Flamur Golemi, në prani të ministrave Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi. Pata privilegjin të mbështes përpjekjet e këtij qyteti të mrekullueshëm shqiptar në forcimin e trashëgimisë së tij kulturore dhe potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik.

“Qyteti i gurtë meriton të shkëlqejë fort në mesin e gurëve të tjerë të çmuar të Shqipërisë dhe BE është këtu për të dhënë ndihmën e vet", tha Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.


Video