SPAK ka kërkuar 11 masa arrest me burg dhe 4 arrest shtëpie, për 15 të arrestuarit e kompanisë “Blue Energy Call”.
Ndërkohë 4 masat arrest shtëpie janë kërkuar për vajzat që janë vënë në pranga për akuzën e mashtrimit në kuadër të grupit kriminal. Ndërsa, për 2 nga 11 masat arrest me burg janë kërkuar me afat 60 ditë.
Sipas SPAK pronari i Call Center “Blu energy”, Erion Kasmi, Xhulian Xhafa inxhinieri IT dhe vartësit e tyre duhet të mbeten në qeli.
Shqiptarja shkruan se pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan gjermanët që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.