Kulisat / Samir Mane paguan protestues për të sharë Shefqet Kastratin

19 March 2022, 22:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kulisat / Samir Mane paguan protestues për të sharë Shefqet
Parullat nga protesta

Një javë më parë protesta e qytetarëve pati në qendër të vëmendjes edhe oligarkët të cilët përfitojnë shifra të frikshme nga paratë e taksapaguesve dhe janë ata që dirigjojnë rritjen e çmimeve.

“Nuk paguajmë për oligarkët” dhe “Shteti i Çet Kastratit dhe Zamir Manes” ishin thirrjet e qytetarëve teksa marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Por ditën e sotme një grup i madh qytetarësh që protestonin thërrisnin emrin e Shefqet Kastratit duke harruar emrin e Zamir Manes.

Sipas informacioneve që vijnë nga protesta këta janë njerëz që janë futur nga Zamir Mane që të orientojnë thirrjet kundër Kastratit, jo vetëm për të mos përmendur një nga oligarkët më të mëdhenj, por dhe për të dëmtuar rivalin e tij direkt.

Protestuesit kërkuan uljen e taksave, ndërsa akuzuan se qeveria po i vjedh në bashkëpunim me oligarkët.


Video