MSH: 79 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19 March 2022, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

MSH: 79 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e

Vendi yne ka shenuar serish shifra te ulta me Covid-19.

MSH ben me dije se 79 qytetare kane rezultuar pozitive nderkohe nuk eshte shenuar asnje humbje jete

Brenda 24 orëve janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.

Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.


Video