Video: Pamjet nga aksidenti i ndodhur në Unazën e Re

19 March 2022, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Pamjet nga aksidenti i ndodhur në Unazën e Re
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e “Unazës së Re” ku një motomjet me drejtues shtetasin L.D ka aksidentuar fillimisht këmbësorin me iniciale B.M.

Pas humbjes së kontrollit motomjeti është përplasur edhe me një automjet që drejtohej nga shtetasi R.GJ.

Si pasojë e përplasjes, të dëmtuar kanë mbetur shtetasit, L.D dhe B.M të cilët po marrin kujdesin e duhur në spital.

Pamjet pas aksidentit janë publikuar nga gazetari Elton Qyno në rrjete sociale.

 


Video