"Skafi i Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për drogë", Berisha: U riparua në Kurbin pasi pësoi defekt në Greqi

5 August 2022, 20:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Skafi i Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për
Sali Berisha dhe skafi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me skafin që drejtonte komisari Arjan Tase i cili aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit.

Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan në një postim në rrjetet sociale se ai skaf përdorej nga Moisi Habilaj dhe Geron Xhafa për trafik droge në Malin e Zi, Greqi dhe Itali.

Denoncuesi shton më tej se ky skaf ka pësuar defekt para pak kohe në një ishull të Greqisë, teksa po transportonte 700 kg dorgë, dhe është rregulluar më pas në Kurbin duke u transportuar me një mjet të mbyllur.

Postimi i plotë:

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.
Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar...!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike...!
Faleminderit.

"Skafi i Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për


Video