Ambasadorja e BE-së nis misionin në Tiranë: Pres me padurim të punoj me ju për ta anëtarësuar Shqipërinë

5 August 2022, 18:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja e BE-së nis misionin në Tiranë: Pres me padurim
Ambasadorja e e re e Bashkimit Europian Christiane Hohmann

Ambasadorja e e re e Bashkimit Europian Christiane Hohmann ka nisur misionin e saj në në Shqipëri.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo e konsideron si një nder përfaqësimin e Brukselit në Tiranë dhe të punojë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Diplomatja Hohmann shton më tej se hapja e negociatave ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të Shqipërisë.

Ndër të tjera ajo thotë dhe se pret me padurim institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Unë quhem Christiane Hohmann dhe jam Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri. Është një nder i madh të përfaqësosh Brukselin në Tiranë dhe të punosh për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na afron dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj. Pres me padurim të punoj më të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.” - shprehet diplomatja e re e BE-së në Tiranë teksa shton duke folur në shqip “Ju faleminderit”.


Video