Shqiptarja kapet në aeroportin e Stambollit me ora, vathë dhe monedha floriri të fshehur në rrobat e saj (Video)

11 February 2022, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarja kapet në aeroportin e Stambollit me ora, vathë dhe monedha
Shqiptarja kapet në aeroportin e Stambollit me ora, vathë dhe monedha floriri

Një shtetase e Shqipërisë u kap në Aeroportin e Stambollit përderisa tentoi të fuste në Turqi flori shufër, bizhuteri të ndryshme, ora dore dhe monedha osmane në një çantë të veçantë të cilin e kishte fshehur në bark, shkruan Anadolu Agency.

Shtetasja F.R. e cila më 14 janar me avion arriti në Terminalin e Mbërritjeve Ndërkombëtare të Aeroportit të Stambollit, fillimisht kaloi në pikën e kontrollimit të pasaportës për të hyrë në Turqi. Policia e aeroportit ndaloi pasagjeren pas një dyshimi. Në kërkimin e bërë, nën rrobat e saj është zbuluar një çantë e veçantë e vendosur në bark për të dhënë përshtypjen e një barku.

Në çantë janë konfiskuar 14 ora dore të markave të ndryshme, gjithsej 588 gramë bizhuteri të përbërë nga unaza ari, gjerdan dhe vathë, flori shufër prej 3 kilogramë e 117 gramë, 73 monedha dhe gjithsej 104 gramë ar në formën e 8 shufreve të vogla. Pas ekzaminimit të bërë, u mësua se monedhat ishin të periudhës osmane. F.R. është arrestuar dhe pas procedurave në polici është dërguar në gjykatë.

Momenti i arrestimit të të dyshuarës, e cila u lirua me kusht të kontrollit gjyqësor, është regjistruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit.

 


Video