Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, pasi akuzohet për për vrasjen e Azem Hajdarit.
Haxhia është shpallur fajtor për veprën penale Vrasje me Paramendim të kryer në bashkëpunim. Ai do vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshëm. Në kohën e dënimit do të llogaritet edhe koha e qëndrimit në arrest në burg.
Kujtojmë se Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta deri sot që u mor vendimi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës.