Greku i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së tifozit drejton gishtin nga shqiptarët: Mua më ra thika nga dora

10 February 2022, 19:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Greku i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së tifozit drejton gishtin nga

Mediat greke e kanë pasqyruar me interes të madh lajmin e vetëdorëzimit të 20-vjeçarit shqiptar, Roxhers Demirazi, që akuzohet si pjesë e grupit të huliganëve që sulmuan dhe vranë 19-vjeçarin grek, Alkis Kampanos në një lagje të Selanikut.

Në një intervistë për një kanal grek Demirazi pohon se është larguar nga Greqia pasi pati frikë për jetën. “Për rolin tim në ngjarje, do t'ia them të gjitha prokurorit, do të dorëzohem në Greqi për të përballuar këtë çështje”, ka deklaruar ai duke përcjellë edhe ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke thënë se është penduar për atë që ka ndodhur.

Në Selanik vazhdojnë të dëshmojnë dhe të shokojnë deponimet tek prokurori i të akuzuarve të tjerë për vrasjen e të riut grek, por edhe dëshmitë e shokëve të viktimës. Për çështjen në fjalë janë identifikuar dhe mbahen në policine e qytetit gjithsej 11 persona, mes të cilëve tetë grekë dhe tre shqiptarë, të moshës 20 deri në 25 vjeç.

Ndërsa përshkruajnë se si ndodhi vrasja në rreth 80 sekondat që zgjati sulmi, por edhe para se të vendosnin se kë dhe ku do të sulmonin, ata fajësojnë njëri-tjetrin. Tashmë 21-vjeçari grek që thuhet se mbante armën e vrasjes, një thikë në formë drapri deklaron se nuk e ka përdorur dhe i ka rënë nga dora.

Për këtë arsye prokurori ka dhënë urdhër për test e ADN për të gjithë të akluzuarit, për të vërtetuar shkallën e përfshirjes së të tyre në krim. Në laboratorët e mjekësisë ligjore vazhdojnë testet laboratorike për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe materialit gjenetik në mjetet vdekjeprurëse.


Video