Votimi elektronik do të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës

10 February 2022, 16:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Votimi elektronik do të aplikohet vetëm në Bashkinë e

Votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 6 marsit, fituesi në këtë bashki do të mësohet shumë më parë se fituesit në pesë bashkitë e tjera ku mbahen këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, votimi elektronik u aplikua në njësinë numër 10 në Tiranë. Në këtë njësi votuan rreth 13 mijë qytetarë për herë të parë elektronikisht. Rezultati mësohej rreth dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, por KQZ vendosi që ta bëjë publikë atë kur të kishte dalë pjesa më e madhe e rezultatit në rang qarku.

Problematika e vetme që shfaqi procesi i votimit elektronik lidhej me paqartësitë e disa votuesve, si dhe dyshimeve që ngriti në lidhje me fshehtësinë e votës.


Video