A po pranohet vaksinimi i fëmijëve kundër Covid-it në vendin tonë, ja sa janë vaksinuar deri tani

10 February 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A po pranohet vaksinimi i fëmijëve kundër Covid-it në vendin
Vaksinimi i fëmijëve

981 fëmijë dhe adoleshentë janë injektuar me 1 ose 2 doza të vaksinës anti-COVID në Shqipëri. Përqindja e fëmijëve të vaksinuar nga 11 janari 2021 deri në 31 dhjetor 2021 është 0.17%.

Në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania nënvizohet se 122 fëmijë të grupmoshës 12-15 vjeç janë infektuar me një dozë të vaksinës Pfizer.

Ndërsa 45 fëmijë të kësaj grupmoshe me dy doza të vaksinës. Asnjë fëmijët shqiptar nuk është injektuar me 3 doza vaksinash.

859 adoleshentë të grupmoshës 16-17 vjeç janë vaksinuar me një dozë dhe 345 të tjerë me 2 doza.

Tirana, Shkodra, Berati dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të lartë të vaksinimeve. Numri total i dozave të aplikuara është 1376.

Numrat e injektimeve, tregojnë se ka hezitim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmijët.


Video