Moti sot/ Rikthehen ditët e ngrohta, temperaturat rriten me disa gradë

10 February 2022, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti sot/ Rikthehen ditët e ngrohta, temperaturat rriten me disa gradë

Moti në vendin tonë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa temperaturat do të vijnë në rritje.

Sipas MeteoAlb kushtet e qëndrueshme atmosferike sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Por në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat e ulëta si edhe malore përgjatë shtrirjes Lindore, duke e lënë bregdetin në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do te rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Perendimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Video