Qytetarët shqiptarë kanë rënë sot pre e disa email-eve false që synon t'i grabisë ata duke përdorur emrin e Postës Shqiptare. Në email-et e shumë qytetarëve ka ardhur një njoftim me një link që në fakt nuk i përket Postës. Në e-mailin fake jepen udhëzime të dërgimit të një pakoje, por në fakt linku të çon në adresën ku ndodh edhe grabitja e parave.
Për këtë arsye, ka reaguar në orët e mbrëmjes Posta Shqiptare që njofton të gjithë klientët e saj se lajmi për e-mailet false të shpërndarë në disa media gjatë ditës së sotme nuk i referohen institucionit.
“Nuk është e vërtetë që Posta Shqiptare ka rënë pre e hacker-ve, ashtu siç nuk është e vërtetë që linku i shpërndarë në e-mailet e klientëve të jetë dërguar nga Shoqëria jonë.
Sqarojmë se Posta Shqiptare nuk komunikon në asnjë domein tjetër përveç se @postashqiptare.al
Çdo komunikim nga domain të tjerë konsiderohet mashtrim dhe lutemi që komunikime të tilla t’i raportoni në postën tonë elektronike [email protected] ose pranë organeve kompetente të krimit kompjuterik. Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat ligjore duke denoncuar këtë çështje pranë organeve ligjzbatuese”, tha ndër të tjera Poste Shqiptare.