1 vit më parë Violeta Gurraj, u gjet e vdekur më 8 shkurt të vitit që lamë pas sot në fshatin Bajzë në Malësi të Madhe. Viktima u konstatua me shenja dhune në trup dhe fyt të prerë.
Motra e Violeta Gurraj, e cila një vit më parë u gjet e vdekur me shenja prerje në qafë në Bajzë të Malësisë së Madhe, ka thënë se jeta e saj ka qenë nëj dramë e vërtetë.
Ajo ka rrëfyer se janë rritur jetime, duke ngritur akuza të forta se motra e saj është vrarë dhe nuk i ka dhënë fund vetë jetës ashtu si pretendohej.
“Eksperti mjeko ligjor nuk ka rënë në duart e mia. Me nipërit dhe mbesat kam një marrëdhënie shumë të mirë. Motrën e e kanë prerë në fyt, nuk është vetëvrasje. Jeta e motrës time ka qenë horror. Jemi rritur jetime. Që kur është martuar aty nuk e ka dashur njëri, gjithmonë me të shara. Nuk na dëgjon Violeta në thonin, por duhet të kesh mirëkuptim. Motra ime është shkelur me këmbë.”, u shpreh ajo për emisionin me “Zemër të hapur”.
Pjesë nga biseda:
Përse mendojë se shkelej me këmbë?
Motra: Po të pyesësh njerëzit që ka punuar, nuk ka njeri të thotë se ajo ka qenë e keqe. Po t’i pyesësh do të thonë, gjynah e shkreta se është e shkelur me këmbë.
Para shumë vitesh Violeta ka bërë një dëmin, për shkak të një rrahje që i ka bërë kunatës dhe vjehrrës, keni vënë re shenja depresioni?
Motra: Ajo kaloi periudhë të vështirë, i kanë vdekur tri fëmijë. Ajo më shumë ka qëndruar në Tiranë në spital, sepse çonte fëmijët e sëmurë dhe ata thonin se ajo është rrugaçe, deri atje shkonin…Unë ju them se nuk ka qenë rrugaçe…por një punëtore e vërtetë.
Marrëdhëniet me fëmijët dhe bashkëshortin?
Motra: Ai e ka dashur, ka konflikte njeriu, por që kur i vdiq bashkëshorti të gjithë i hipën në shpinë. Atë e kanë vrarë në një konflikt, ai ndërhyri për të sheshuar konfliktin dhe u vra.
Përse u ftoh marrëdhënia e fëmijëve me Violetën?
Motra: Nga fëmija i sëmurë që ishte, filluan t’ja kthenin kundër…
Si iu mbush mendja fëmijëve të denonconin nënën?
Motra: Ishin të vogla…Përse këta fëmijë nuk qëndruan tek halla deri në moshën e duhur,. Përfunduan në një kishë, ata fëmijët i kanë dashur t’i bëjnë keq motrës se nuk e kanë dashur kurrë. T’i je e çmendur i thonin nuses, por si i thuhet t’i je e çmendur.
Problemet e shëndetit mendor a janë të identifikuara diku?
Motra: Shpirti është shpirt…Ajo doli si e çmendur…