Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte, por prapë jemi më të shtrenjtët në Europë

9 March 2022, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte, por prapë
Uzina e Ballshit

Çmimi i naftës në vend ka shënuar një tjetër rekord mëngjesin e kësaj të mërkure, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 270 lekë për litër.

E ndërsa furnizimi me naftë nga Rusia nuk është më një alternativë, sytë janë kthyer nga vendet e tjera që kanë rezervat më të mëdha të naftës si Venezuela apo Arabia Saudite.

Por ku renditet Shqipëria për sa i përket rezervave të naftës?

Edhe pse një vend me sipërfaqe tepër të vogël, Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.

Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte.

Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte, por prapë

Por përsëri Shqipëria e blen naftën me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte. Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva.

Cilat vende mbajnë më shumë rezerva nafte?

Venezuela kryeson listën me 300.9 miliardë fuçi naftë në rezervë – por edhe kjo pasuri e madhe në burime natyrore nuk ka qenë e mjaftueshme për të shpëtuar vendin nga kriza e fundit ekonomike dhe humanitare.

Arabia Saudite, një vend i njohur për dominimin e saj të naftës, zë vendin e dytë me 266.5 miliardë fuçi naftë. Ndërkohë, Kanadaja dhe SHBA-ja gjenden respektivisht në vendin e tretë (169,7 miliardë fuçi) dhe në vendin e 11-të (36,5 miliardë fuçi).

#1 ????????Venezuela 300.9 miliardë
#2 ????????Arabia Saudite 266.5 miliardë dollarë
#3 ????????Kanadaja 169.7 miliardë dollarë
#4 ????????Irani 158.4 miliardë
#5 ????????Iraku 142.5 miliardë
#6 ????????Kuvajti 101.5 miliardë
#7 ????????Emiratet e Bashkuara Arabe 97.8 miliardë
#8 ????????Rusia 80.0 miliardë
#9 ????????Libinë 48.4 miliardë
#10 ????????Nigeria 37.1 miliardë
#11 ????????Shtetet e Bashkuara 36.5 miliardë
#12 ????????Kazakistani 30.0 miliardë
#13 ????????Kinë 25.6 miliardë
#14 ????????Katari 25.2 miliardë
#15 ????????Brazili 12.7 miliardë


Video