
E ndërsa kryeministri Edi Rama ia ka vënë fajin për gjithçka luftës në Ukrainës dhe paralajmëroi për rritje të tjera, disa karburante në kryeqytet e ka “dëgjuar” paralajmërimin e shefit të qeverisë duke vendosur menjëherë çmimin në rekord.
Kështu, një karburant në zonën Tiranë tregon naftën dhe nënproduktet e saj me një çmim rekord prej 265 lekësh.
Shifra të tilla kanë edhe një karburante të tjerë në kryeqytet.

Lidhur me këtë situatë çmimesh të paprecedente ka pasur edhe protesta sporadike nga qytetarët, ndërsa shumica e tyre ankohen vetëm nëpër rrjetet sociale për çmimet tepër të larta.
Ndërkaq, nga postime të ndryshme të qytetarëve në rrjetet sociale, mësohet se një litër naftë shitet edhe me 169 lekë, ndërsa në Laç 175 lekë.
Më herët, vetë kryeministri Edi Rama i cilësoi absurde propozimet për të hequr taksat e naftës, duke shtuar se është operacion i sipërmarrjes private, ndërsa theksoi se prioritet për këtë qeveri është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.
Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku sugjeruan madje që të përdoret më pak makina dhe të ecet më shumë në këmbë.