"Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo mund t'ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu...
Kjo është një nga motot që përdorte një qendër masazhi në zonën e Bllokut në kryeqytet, për të tërhequr klientët e tyre për të marrë shërbime ekstra përtej masazhi. Këto qendra janë kthyer në një fole prostitucioni dhe e radhës ishte Power Hand, në pronësi të një 29-vjeçari Alban Dyrmishi, i cili është arrestuar nga Policia.
Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale "Prostitucioni", në kuadër të operacionit ' Camouflage' që u zhvillua nga uniformat blu. Alban Dyrmishi 29-vjeçari, është pronari i qendrës së masazhit në Tiranë i cili e kishte kthyer në një vatër prostitucioni. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të dashurisë, Për'puthen në sezonin e parë. 29-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga Policia.