“Korrupsion në zgjedhje”, PD kallëzon në SPAK zyrtarë të bashkisë Shkodër

7 March 2022, 21:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Korrupsion në zgjedhje”, PD kallëzon në SPAK
Bardh Spahia, fituesi i Bashkisë së Shkodrës

Një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë të bashkisë Shkodër, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv në zgjedhje.

1- Mark Molla, i biri i Ndoc, i datëlindjes 20/05/1961, banues në Shkodër, me detyrë publike Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër.

2- Arban Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së konvikteve pranë kësaj bashkie.

3- Kreshnik Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër.

4- Fitim Babaj, me banim Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

5- Vasil Simoni, me banim në Juban, Njësia Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër.

6- Ermal Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 28/11/1983, banues në Shkodër.

7- Erald Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 25/01/1988, banues në Shkodër.

PD akuzon zyrtaret e bashkisë për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Grupi i strukturuar kriminal”.

 


Video