E rëndë, djali godet me thikë nënën në Kamëz

7 March 2022, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë, djali godet me thikë nënën në Kamëz
E rëndë, djali godet me thikë nënën në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz të Tiranës. Policia bën me dije se djali ka goditur me thikë nënën e tij, e cila ka përfunduar në spital me plagë në trup.

Për fat të mira, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video