Grushte mes dy vajzave në Kavajë, policia heton një 31-vjeçare

6 March 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grushte mes dy vajzave në Kavajë, policia heton një

Policia e Kavajës ka vënë në hetim një 31-vjeçare që akuzohet se ka dhunuar me grushte një 28-vjeçare.

Shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë një zënkë e mëhershme mes dy vajzave, ku në mes është përfshirë një djalë.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale F. Ç., 31 vjeçe ka goditur me grusht 28-vjeçaren M. B.

Policia po heton në gjendje të lirë autoren e sulmit.


Video