Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona.
Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj 16 vjeçe.
Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi, djal i një rapsodi hasjan, dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale.
Paraprakisht shkak për aksidentin e rëndë, ku u përplasën dy mjete, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.
Disa nga postimet prekëse të miqve për të riun që humbi jetën:
-OOOO BIM NUK PO E BESOJ
Buzqeshja jote gjithmone do t’na mungoje
Qofsh banore i xhenetit Shkumbin Sadiki Brati
Allahu u dhasht force familjes
-Ah bre vlla o zot pse ike
Nk e besoj o zott se besoj
Gjithmon mthoje vllaj jem binjak
Pse ike vlla pseee breee pseee
Ike ne moshen e rinis bashk me shpirtin tan binjka
Ishit si dy engjuj e engjuj u bat vertet
O zott o zott smunem me besu kurr kurr kurr…..
Gjithmon do jesh ne zemrat tona vllaj jem
-Na trondite me ikjen tënde të hershme Shkumbin..Shpirti ytë i bardhë u prehtë në parajsë..Familjes tënde Zoti ju dhashtë gajretin.. Shkumbini ishte djali i rapsodit te madh Hasjan Perparim Brati.
View this post on Instagram