Tragjedia në Fushë-Krujë, festa e fejesës kthehet në tragjedi, përplasja e dy makinave i merr jetën çiftit (Emrat)

6 March 2022, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Fushë-Krujë, festa e fejesës kthehet në
Almeina Karaj dhe Shkumbin Brati në ditën e fejesës së tyre, datë 4 mars

Festa e fejesës së dy të rinjve është kthyer në tragjedi, pas një aksidenti që ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Milot, pak pas mesnatë, ku dy makina janë përplasur mes tyre, duke lënë të vdekur 4 persona.

Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën. 

Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

 


Video