102 raste të reja dhe një viktimë nga Covid në 24 orët e fundit

5 March 2022, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

102 raste të reja dhe një viktimë nga Covid në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid dhe personave që kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë, janë kryer 1,429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete.

Janë 1,570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.


Video