
Është arrestuar prej policisë greke autori u dyshuar si ekzekutori i 4 familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit 3 ditë më parë.
Sipas autoriteteve greke, ka qënë një patrullë e saj që e idenfikoi fillimisht dhe iu vu në ndiekie në zonën e Pirgosit.
Sakis Varvaresos u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin, mundën ta ndalojnë.
Vlen të përmendet se ka qënë një forcë e armatosur mirë e policisë helene që bëri ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke, 60 vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Ahaias dhe pritet të merret në pyetje.
Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqptar.