Atentati ndaj Romeo Meçaj në Vlorë, shoqërohen 7 persona

6 March 2022, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Romeo Meçaj në Vlorë, shoqërohen 7 persona
Atentati ndaj Romeo Meçaj në Vlorë

Detaje të tjera kanë dalë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Raportohet se policia ka shoqëruar 7 persona të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë dhe prezent në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Në drejtim të 33 vjeçarit, Romeo Meçaj është qëlluar të paktën 15 herë me breshëri, por fatmirësisht edhe pse i plagosur ai ka shpëtuar nga vdekja. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Autorët duket se e kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit dhe e dinin për lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.


Video