Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona, mes të cilëve një 16-vjeçare dhe një 20-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.
Ky aks rrugor është mjaft problematik, sa i përket aksidenteve, pasi aty kanë ndodhur me dhjetëra aksidente, ku kanë humbur jetën shumë qytetarë.