Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është ndarë nga jeta ne moshën 91-vjeçari këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’.
Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.
Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër.
Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht.
Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore "A.Mosiu" (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 - 11.