Borë dhe ngrica në të gjithë territorin, ja akset ku duhet të tregoni kujdes

9 March 2022, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Borë dhe ngrica në të gjithë territorin, ja akset ku duhet

Vendi ynë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e borës dhe të shiut në disa zona.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se reshjet e borës kanë përfshirë Juglindjen dhe janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7°C❄️, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.

Policia rrugore bën me dije se drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C❄️, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale ???? pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ????

⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ????të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH-së.

 

 


Video