Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje në Theth!

15 July 2025, 16:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje
Theth

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.

 


Video