Pallati i konfiskuar në Vlorë, policia procedon investitorin dhe administratorin e firmës së ndërtimit

15 July 2025, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pallati i konfiskuar në Vlorë, policia procedon investitorin dhe
Pallati i sekuestruar në Vlorë

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar për pallatin në të cilin zbarkoi ditën e djeshme IKMT-ja dhe vendosi që të konfiskohej, ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë nisur procesin për investitorin dhe administratorin e këtij objekti që po ndërtohet në kushtet e shkeljes së lejes së ndërtimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë”, njofton policia.

Ditën e djeshme drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, nga ambientet e pallatit në ndërtim në qytetin e Vlorës, tha se objekti në fjalë do t’i kalojë shtetit për t’u përdorur në funksion të interesit publik.

 


Video