Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një sasi eksplozivi shpërtheu në Berat në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Policia njoftoi se ngjarja u regjistrua në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje u shkaktuan vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Ndërkohë për këtë ngjarje po vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Po ashtu po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.