Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Një automjet tip “ Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm ne aksin Fier- Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”.
Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalishti.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia se bashku me grupin hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.