Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos

28 March 2024, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos
Foto ilustruese

Në Patos si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, një banesë është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video